Shko te përmbajtja

CompTIA

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

The Computing Technology Industry Association (CompTIA), është një shoqatë tregtare jofitimprurëse, që lëshon certifikata profesionale për industrinë e teknologjisëinformacionit (IT). Konsiderohet si një nga shoqatat kryesore të industrisë së IT-së. [1] Me qendër në Downers Grove, Illinois, CompTIA lëshon çertifikata profesionale në mbi 120 shtete. Organizata publikon mbi 50 studime të industrisë çdo vit për të ndjekur tendencat dhe ndryshimet në fushën e IT-së. Mbi 2.2   milion njerëz kanë marrë çertifikata të CompTIA-s që nga themelimi i shoqatës. [2]

CompTIA u krijua në 1982-ishin si Association of Better Computer Dealers (ABCD). [3] ABCD më vonë e ndryshoj emrin e saj në Computing Technology Industry Association. [4]Në vitin 2010, CompTIA u zhvendos në selinë e saj botërore në Downers Grove, Illinois. Ndërtesa u krijua për të përmbushur standardet e çertifikimit LEED CI. [5]

Çertifikimet bazë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çertifikimi CompTIA IT Fundamentals + mbulon konceptet themelore të IT-së, shkrim-leximin bazë të IT-së dhe terminologjinë dhe konceptet e industrisë së IT-së. Konsiderohet si hapi i parë drejt çertifikimit A+. [6]

CompTIA gjithashtu ofron çertifikimin Cloud Essentials si rrugë drejt kredencialeve për çetifikatën Cloud+.

Çertifikimet e nivelit profesional

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • A+ : akreditim i fituar nga Instituti Kombëtar i Standardeve Amerikane (ANSI) në 2008. [7] Çertifikimi A+ përfaqëson kompetencën e nivelit fillestar si teknik kompjuteri dhe është një çertifikim neutral që mbulon teknologji të ndryshme dhe sisteme operative. [8] Deri në vitin 2014, mbi një milion njerëz në të gjithë botën kishin fituar çertifikimin A+. [9] E vlefshme për 3 vjet. Çertifikimi para 1 janarit 2011, konsiderohet përgjithmonë i vlefshëm (GFL) dhe nuk skadon. [10]
  • Cloud+: i lëshuar në tetor 2013 duke përfshirë informatikën në re (cloud) dhe virtualizimin. [11] E vlefshme për 3 vjet. [12]
  • CySA+ : Analisti i Sigurisë Kibernetike; lëshuar në Shkurt 2017. Çertifikimi përqendrohet në mjetet dhe analizat e zbulimit të kërcënimeve kibernetike për të identifikuar dobësitë dhe rreziqet. CSA + ishte akredituar nga ANSI. [13] [14] [15] Në janar 2018, çertifikimi u riemërua nga CSA+ në CySA+ për shkak të çështjeve të markave tregtare. [16] E vlefshme për 3 vjet.
  • Linux+ : CompTIA bashkëpunoi me Institutin Profesional Linux për të krijuar çertifikimin Linux +, i cili zëvendësoi çertifikimin origjinal të Linux + të CompTIA në 2010-ën. [17] Çertifikimi mbulon sistemet operative Linux, nga instalimi dhe përdorimi i tyre te bazat e softuerit falas të zbatueshëm dhe licencat me burim të hapur. Aktualisht përbëhet nga dy provime: LXO-103 dhe LXO-104.
  • Network+ : i akredituar nga ANSI në vitin 2008. Çertifikimi i nivelit hyrës përdoret për të matur aftësitë si teknik i rrjetit. [18] E vlefshme për 3 vjet. Çertifikimi para 1 janarit 2011, konsiderohet i vlefshëm përgjithmonë (GFL) dhe nuk skadon.
  • PenTest +: certifikim i nivelit të mesëm që përqendrohet në testimin e depërtimit. I lëshuar më 31 korrik 2018, PenTest + përfshin analizën e rrezikut, zbulimin e kërcënimeve dhe testimin e depërtimit dhe mjetet e metodat etike të penetrimit të sistemit. PenTest + është i akredituar ANSI dhe ISO 17024 dhe aktualisht përputhet me standardin DOD 8570. E vlefshme për 3 vjet.
  • Security+: gjithashtu fitoi akreditimin e saj ANSI në 2008-ën. Security+ është një çertifikim sigurie i nivelit fillestar neutral, i cili ndërton njohuritë e sigurisë së rrjetit të mbuluara nga çertifikimi Network+. [19] E vlefshme për 3 vjet. Çertifikimi para 1 janarit 2011, konsiderohet përgjithmonë i vlefshëm (GFL) dhe nuk skadon.
  • Project+ : Në 2001, CompTIA bleu programin e çertifikimit të menaxhimit të projektit Project+ nga Gartner Group. Programi, i quajtur më parë "IT Project +", u azhurnua në 2003-shin. [20] [21]
  • Server+: përqendrohet specifikisht në harduerin dhe sistemet operative të serverave, mjediset e IT-së, rikuperimin nga katastrofat dhe vazhdimësinë e biznesit. U zhvillua në 2001-ishin, me azhurnimet e lëshuara në 2005-ën dhe 2009-ën. [22]
  1. Peter Fabris (2015-12-11). "CompTIA's Update Ready to Install" (në anglisht). Sync Magazine.
  2. Mark Zonca (gusht 2016). "CEO Profile – Todd Thibodeaux". Naperville Magazine. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2020. Marrë më 5 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. Peter H. Gregory, Bill Hughes (24 prill 2015). Getting a Networking Job For Dummies. John Wiley & Sons. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "ABCD to CompTIA Explaining the History of CompTIA Security Training" (në anglisht). The Art of Science. 5 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2020. Marrë më 5 shkurt 2020.
  5. "CompTIA: The Computing Technology Industry Association Inc". The Journal of American Institute of Architects. 27 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. "IT Fundamentals Overview" (në anglisht). IT Pro TV. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2017. Marrë më 6 janar 2021.
  7. "Computing Technology Industry Association (CompTIA)". www.ansi.org. Marrë më 2016-01-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. "What is the CompTIA A+ certification" (në anglisht). Indiana University.
  9. "One in a million: CompTIA A+ passes certification milestone" (në anglisht). Certification Magazine. 21 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2021. Marrë më 6 janar 2021.
  10. CompTIA Good-for-Life Certifications Arkivuar 10 janar 2021 tek Wayback Machine, access date April 3, 2018.
  11. Ed Tittel, Mary Kyle (17 nëntor 2016). "Best Cloud Computing Certifications For 2017" (në anglisht). Tom's IT Pro.
  12. CompTIA Continuing Education Overview Arkivuar 2 maj 2019 tek Wayback Machine, access date November 21, 2017.
  13. Tara Seals (20 shkurt 2017). "CompTIA Unveils Cyberanalyst Certification" (në anglisht). InfoSecurity.
  14. Simon Quicke (20 shkurt 2017). "CompTIA extends security certification coverage" (në anglisht). Computer Weekly.
  15. Sara Barker (21 shkurt 2017). "CompTIA zeroes in on behavioural analytics with new global security certification" (në anglisht). Security Brief.
  16. COMPTIA CIO. "R/CompTIA - PenTest+ Beta Testers Needed - Registration now available". Reddit (në anglisht).
  17. Ed Tittel, Mary Kyle (21 nëntor 2016). "Best Linux Certifications For 2017" (në anglisht). Tom's IT Pro.
  18. "CompTIA A+ Certification vs. Network+ Certification" (në anglisht). Vista College. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2019. Marrë më 6 janar 2021.
  19. Ed Tittel (13 dhjetor 2016). "Best Information Security Certifications For 2017" (në anglisht). Tom's IT Pro.
  20. "Project+ - combining the technical world and the business world: An Interview with Ayana Nickerson, for CompTIA". jidaw.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2020. Marrë më 6 janar 2021. c. August, 2004.
  21. Emmett Dulaney (12 nëntor 2003). "Seven things to know about the new IT Project+ certification". Tech Republic. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. "CompTIA Server+ Certification Training" (në anglisht). Computer Training Schools.