Top Channel
| Lloji | Televizion privat kombëtar |
|---|---|
| Shteti | Shqipëri |
| Zona e transmetimit | Shqipëri Kosovë Maqedoni e Veriut |
| Rrjeti | DigitAlb |
| Selitë | Rruga “17 Nëntori”, nr. 20, Mëzez-Kodër, Kashar, Tiranë |
| Programimi | |
| Gjuha/ët | Shqip |
| Përmasa e figurës | 576i (SDTV 16:9) 1080i (HDTV 16:9) (4K UHDTV 16:9)[nevojitet citimi] |
| Pronësia | |
| Pronari | Familja Hoxha |
| Prindi | Top Media |
| Njerëzit kyç | Lori Hoxha (kryeshefe ekzekutive) |
| Kanalet simotra | Top News Top Albania Radio |
| Historia | |
| Themeluar | 30 korrik 2001 |
| Nisur | 20 dhjetor 2001 |
| Themeluesi | Dritan Hoxha |
| Lidhjet | |
| Faqja zyrtare | www |
| Disponueshmëria | |
| Tokësore | |
| Shqipëri | Analoge/digjitale |
| Media transmetuese | |
| DigitAlb | 2 |
Top Channel (shqiptuar "top ÇEN-ëll") është një televizion kombëtar privat shqiptar i themeluar më 30 korrik 2001 me seli në Tiranë. Si pjesë e grupit Top Media, ai është kanali themelor i platformës DigitAlb.[1] Ai ofron program gjeneralist, argëtues dhe informues.[2]
Televizioni u themelua nga sipërmarrësi Dritan Hoxha dhe që prej vdekjes së tij në vitin 2008 është nën drejtimin e familjes së tij.[3][4]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Top Channel u themelua më 30 korrik 2001 nga Dritan Hoxha, presidenti i ndjerë i grupit mediatik Top Media. Që në fillim, televizioni synoi të ofronte përmbajtje në tri fusha kryesore: informim, argëtim dhe edukim.
Transmetimet nisën më 20 dhjetor 2001. Gjatë viteve në vijim, Top Channel zgjeroi gamën e programeve dhe mbulimin e sinjalit. Më 15 shtator 2003, Top Channel arriti mbulim kombëtar në Shqipëri. Më pas, transmetimi u shtri edhe në disa vende të Evropës përmes satelitit Eutelsat_W2.
Më 15 dhjetor 2004, sinjali i tij u shpërnda përmes platformës DigitAlb. Më 15 gusht 2005, transmetimi u shtri edhe në Amerikën e Veriut, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.[2]
Në mars 2006, Top Channel hapi zyra në Kosovë. Në qershor 2008, u hap një zyrë tjetër në Shkup.
Më 10 maj 2009, Top Channel nisi transmetimet në teknologjinë HD, me finalen e festivalit "Top Fest 6". Në vitin 2012, kaloi në transmetim në formatin Full HD (16:9). Në të njëjtin vit, në platformën DigitAlb u lançua një kanal i ri. Ky kanal funksionoi deri në vitet 2018–2019, kur u përmirësua në standardin 1080p.
Top Channel ka përfshirë programe të ndryshme të lajmeve, argëtimit dhe edukimit. Ai ka mbuluar ngjarje të rëndësishme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe komunitetet shqiptare jashtë vendit. Gjithashtu, ka realizuar transmetime të drejtpërdrejta dhe edicione speciale për ngjarje të ndryshme.
Më 28 dhjetor 2023, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i akordoi Dritan Hoxhës titullin "Mjeshtër i Madh" për kontribut të veçantë në median shqiptare.[5] Në ceremoninë e ndarjes së titullit morën pjesë anëtarë të stafit të Top Media dhe familjarë të Hoxhës.
Programe ndër vite
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shtojzovalle
- Wake Up
- Fiks Fare[6]
- Top Music Awards (dikur Top Fest)
- Top Show
- Hapur
- Top Story
- Të Paekspozuarit
- Portokalli[7]
- Exclusive
- Proçesi Sportiv
- Për'puthen
- E Diell
- Shqip
- Pasdite në Top Channel
- Ftesë në 5
- Pop Culture (dikur Top Select)
- Game show 100 milionë
- Game show Tjetri
- Shiko kush luan
- Në Shtëpinë Tonë
- Gjurmë Shqiptare
- Fshatrat e Shqipërisë
- Balkan Project
- VIP Club
- Top Talent
- Top Talk
- Hipokrati
- Soirée
- Top Bloggers
- Pushime On Top
- Sekretet e Portokallisë
- The Top List
- Top Arena
- StarTop
- Inside Story (dikur Top Story)
- Vip Dado
- Më lër të Flas
- ArtKand
- Kepi i Tundimeve
- Punë pa Teka
- Shqipëria Live
- Me Kast
- PiramidA
- Goca dhe Gra
- Yjet Shqiptarë të Diasporës
- Lufta e Nuseve
- FLE'T
Patenta ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Big Brother
- The Voice of Albania
- MasterChef Albania
- Dua të të bëj të lumtur
- The Voice Kids
- Hell’s Kitchen
- Dancing with the Stars
- Big Brother VIP[8]
Seriale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Boardwalk Empire
- Peaky Blinders
- Sopranot
- Rozi Abate
- Baron Noir
- Game of Thrones
- Kandidatja
- Shtëpiake të Dëshpëruara
- Mata Hari
- 100 Vitrinat
- Fuqia e Dashurisë
- Komploti
- Nikita
- Të Humbur
- Tre Trendafilet e Evës
- Avatar
- 24 orë
- Pa kufij 2
- Tai - Kërkojeni tani.
- $nob
- Tenxherja | Kapakun
Shënime dhe referenca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Packages: Digit Alb - KingOfSat". en.kingofsat.net (në anglisht). Marrë më 2025-05-29.[lidhje e vdekur]
- 1 2 "Rreth Top Channel - Top Channel". top-channel.tv. Marrë më 2025-05-29.
- ↑ "TOP Channel". albania.mom-gmr.org. Marrë më 2024-10-10.
- ↑ "Merr fund saga e gjyqeve për pronësinë e Top Channel, i mbetet përfundimisht familjes Hoxha - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2025-05-29.
- ↑ "Begaj nderon me titullin "Mjeshtër i Madh" themeluesin e Top Medias, Dritan Hoxhën". NEWSBOMB. 2023-12-28. Marrë më 2025-05-29.
- ↑ "Fiks Fare - Top Channel". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-05-29.
- ↑ "Portokalli - Top Channel". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-05-29.
- ↑ Channel, Top. "Big Brother VIP 4". bigbrothervip.top-channel.tv (në anglisht). Marrë më 2025-05-29.